Sot në orët e paraditës nga spitali i Tetovës është marrë kufoma e Naip Rexhepit i cili vra mbrëmë në incidentin e armatosur në Reçic të Vogël.

Kufoma u dërgua në Kumanovë dhe në fshatin Bellanoc pritet të bëhet edhe varrimi.

Përndryshe, policia ka kapur katër persona që kanë lidhje me përleshjen e armatosur në Reçicë të Vogël, mes të cilëve edhe vëllanë e Naipit të vrarë, Sabri Rexhepin. Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se dje rreth orës 18 e 20 në fshatin Reçicë të Vogël, ka pasur përleshje të armatosur.

Policia në buletinin e saj ka shënuar se nga përleshja ka pësuar një viktimë, Naip Rexhepi nga fshati Bellanocë ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Njëri nga Çerkezi dhe tjetri nga Bellanoca.

Në vendin e ngjarjes policia njofton se ka gjetur një sasi të konsiderueshme gëzhojash por edhe shkop bejsbolli.

Nga burime brenda familjes morrëm vesh se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Kumanovës.