Burime të Tv Shenja kanë njoftuar se vrasja e sontme në Reçicë, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre janë plagosur është e lidhur me garën për kryetar të degës së BDI-së në Kumanovë.

Sipas këtij televizioni, gjithçka ka filluar në selinë partiake të BDI-së. Më pas ka ndodhur rrahje mes dy grupeve nga Kumanova, e pastaj edhe të shtëna, pas të cilave ka mbetur i vrarë Naip Rexhepi Bellanoca.

Në BDI zyrtarisht kanë mohuar që incidenti të ketë ndodhur për shkak të aktiviteteve partiake, por Tv Shenja raportoi se dy grupet para se të ndodhë incidenti kanë qenë brenda selisë së BDI-së.

Artikulli paraprakXhezair Shaqiri: Nuk ka parti në Evropë që i janë vrarë më shumë aktivistë se BDI-së!
Artikulli tjetërTalentja nga Ukraina befason jurinë, paraqitet me këngë shqipe (VIDEO)