Presidentii Këshillit Europian Donald Tusk do të zhvillojë një turne në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, javën tjetër.

Ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë.

Vizita në Prishtinë do ta marrë vëmendjen e veçantë, pasi do të diskutohet për formatin e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.

Pritet që Tusk të qëndrojë në Prishtinë, më 26 prill.

Disa shtete, si Spanja, Sllovakia dhe Qipro kanë kërcënuar me bojkotim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nëse Kosova merr pjesë si shtet.

Kryeministri bullgar, Boris Borisov tha këtë javë në Prishtinë se Kosova do të jetë e barabartë në samit./sn/