Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbështetur sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe në Siri.

Me anë të një postimi në Twitter, Tusk tha se sulmet ajrore janë të nevojshme për të ndalur sulmet kimike.

Ai u shpreh se regjimi sirian, Rusia dhe Irani nuk mund të vazhdojnë më këtë tragjedi njerëzore duke nënzivuar se Bashkimi Europian do të mbështesë aleatët perëndimore për sulmet ajrore.

“Sulmet nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë të qartë se regjimi sirian së bashku me Rusinë dhe Iranin nuk mund ta vazhdojnë këtë tragjedi njerëzore, të paktën jo pa kosto. BE do të qëndrojë me aleatët tanë në anën e drejtësisë,”-shkruajti ai në Twitter./am/