Opinionistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Duke u nisur nga protesta e Rrugës së Kombit, Kimete Berisha ka këshilluar shqiptarët që t’i thejnë hundën dhe brinjët Ramës.

Ajo ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, për rritjes e taksës së autostradës “Rruga e Kombit”.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka këshilluar protestuesit që t’ia thyejnë brinjët Ramës.

“Edi Rama nuk ndjen, as turp, as mëshirë, as dashuri, përveç neveri dhe lakmi. Prandaj është psikopat”- shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Thyjani hundën psikopatit që mos ketë më birë ku ta fusë drogën.

Dhjetë euro janë shumë, o psikopat!

Edi Rama nuk ndjen, as turp, as mëshirë, as dashuri, përveç neveri dhe lakmi. Prandaj është psikopat.

Prandaj, me arrogancë, me vrazhdësi dhe me urrejtje thotë se dhjetë euro taksë për rrugën e kombit janë pak. Plus bëhet cinik. Plus ofendon, kur na drejtohet, kur na e imiton të folurën.

Thotë, kush ka makinë, i ka edhe 10-të ‘ojro’. Nuk thotë ‘euro’, por ‘ojro’, demek ne jemi katunarë, xhungllashë. S’dimë me thënë ‘euro’.

Gjoba vlen për neve dhe veriorët, se taksë për autoudhët e jugut nuk ka.

Jo rastësisht, psikopatët i kanë të gjitha të mirat e kësaj bote, pushtetin dhe pasurinë e kësaj dynjaje, sepse i arrijnë ato duke shkelur njerëzit në fyt, duke mos ndjerë asnjë ndjenjë dhembshurie e njerëzie për askënd, përveç neveri dhe lakmi.

Protestues të varfër dhe të zemëruar në Kukës janë çartur. Bravo ju qoftë.

Jepjani terapinë psikopatit. Sepse, atij i nevojiten ndjenja të forta për t’u ndjerë gjallë.

Zjarr po lyp, zjarr jepini. Sepse, po ju fyen e po ju ofendon si katundarë të mjerë e të mundur.

S’më pengon çmimi i lartë i taksës, aq sa më pengon që thotë 10-të euro janë pak.

Për mua janë shumë. Se lëre më për njerëzit e papunë.
500 euro e kam rrogën, 150 më shkojnë në rrymë, ujë, mbeturina e mirëmbajtje, dhe të tjerat mbesin me ble ushqim dhe xhingla-mingla (dhe pak naftë sa me shku deri q’atje).

P.S. Kush ka mend në kry nuk i prek varfanjakët në xhep.