Tetova News ka vizituar fshatin Gjurgjevisht dhe ka publikuar video me pamje dhe biseda me banorë të këtij fshati, të cilat kanë bërë jehonë të madhe në rrjetin social.

Gjatë bisedës është rrëfyer edhe historia e Shaip Kaçakut.

Një banor i këtij fshati ka shkruar një koment të gjatë dhe jep detaje për historinë e Shaip Kaçakut: “I nderuari gazetar i Tetova News e cmoj lart viziteten tuaj qe u beni fshatrave te malesis pikerisht Gjurgjevishtit .

Pershendetje ketyre bashkfashatarve te mij respakt par ata ,poj u kisha lutur qe mos ta ngatrojm te kaluaer e keij vendbanimi i cili daton qe nga 1331 fakte historike pikerisht figuren e Shuip Kacakut fatkeqesisht qe nuk ka te shkruar per kete person nje rresht per betejen qe u zhvillua ne Gjurgjevisht me 1898 ku pati 28 viktima pervec kenges qe e thuri rapsodi i asaj kohe nga Gjurgjevisht Ali Haruni kenga kendohet ne pes verzione ne te gjitha krahinat e SHqiperis Etnike .

Shuip Kacaku pas shpartallimit te ushtris se Lidhjes Prizrenit u detyrua te vepronte si kacak ne keto ane njeherit kishte bashkevepronte me Mehmet Pash DErallen . Ju si profesionist duhet te keni kujdes dhe duhet seleksionuar ca gjera, te jeni te kujdesshem ne marje e informatave shkel e shko me persona qe nuk jan te nivelit per ate cka lipni ju.

Vizitat tuaja ne kete anne SHarrit pikerisht ne fshatraat Kalisht ,GJurgjevisht ,LLominc ,Gorjan duhet bere me shpesh dhe te njihemi pikerisht me te kaluaren e ketyre fshatrave qe u lan pas dore ne kohen e komunizmit ne meshir te fatit me t”vetmin qellim se ishte foleja e Ballit KOmbetar pa mar parasysh rrethant qe ndodhen pastaj.

Jemi te gatshem qe ne viztat e radhes ,shpresojm qe do te behen , T”ju ofrojme bashkepunim ne zbulimin e historikut te keture trevave shqipetare qe fatkeqsisht nuk ka te shkruar nje rresht pervec kengve te thururra nga vet populli.

Dot kisha lutur historiant qe te vin tna vizitoj ,dhe te meren me profesionalizem jo me politik dhe atdhetarizem te rejshem . Tung ngeleni te pershendetur Zaim Arifi.”, shkruan banori i Gjurgjevishtit.
Në vazhdim keni këngën për Shaip Kaçakun:

Biseda me banorë të fshatit Gjurgjevishtë të Gostivarit: