Ditëve të fundit është riaktualizuar çështja e zhvendosjes së përmendoreve të Shkupit 2014. Deri tash është hequr vetëm përmendorja e Qosetos, ndërsa kryeministri Zaev së fundi tha se nuk do të hiqet përmendorja e Kalorësit në Kalë.

Ndërkohëm sot kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, njoftoi se është marrë vendimi për zhvendosjen e disa objekteve të projektit Shkupi 2014.

Por, ai nuk shpjegoi se cilat objekte do të hiqen dhe kur do të nisë një aksion i tillë.

Bogdanoviq gjithashtu njoftoi se Komuna Qendër ka shpallur konkurs për subvencionimin e fasadave efikase energjetike për gjithë komunat e vjetëra. /SHENJA/