Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, përderisa foli në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj duke thënë se nuk kishte njohuri lidhur me zhvillimet e javës që shkoi.

“Javën e kaluar më së shumti jam gëzuar se kryeministri ka televizor në shtëpi, pasi po të mos kishte TV, nuk do ta kishte ditur se çfarë po ndodh në shtetin e vet. Më mirë ishte sikur të takonte Thaçin, pasi ai e di se çfarë ka ndodhur më së miri në Kosovë”, u shpreh Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës.

Konjufca drejtoi akuza ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi për deportimin e gjashtë shtetasve turq javën që shkoi. Ai tha se Thaçi dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë ndërtuar një raport joligjor që mbështetet mbi konceptin e favorit ndaj njëri-tjetrit.

Deputeti i VV-së vlerësoi se me deportimin e gjashtë shtetasve turq është shkelur Kushtetua e Kosovës dhe se lidhur me këtë dikush nga krerët shtetëror po gënjen./kk/