Koreja Veriore ka shprehur gatishmërinë për “finalizimin e denuklearizimit” të gadishullit korean pa iu bashkangjitur parakushteve të tilla si tërheqja e trupave amerikane, tha Presidenti i Koresë Jugore.

Deklarata, e pa konfirmuar nga Koreja Veriore, vjen përpara një samiti ndërmjet liderëve të dy vendeve që do të mbahet më 27 prill, e pasuar në maj ose në qershor nga një takim ndërmjet Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Presidenti amerikan tha të mërkuren se ishte i gatshëm të takohej më Kim në javët në vazhdim, por nëse bisedimet nuk sjellin veprime të frytshme, atëherë ai do të tërhiqet, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

“Siç ju e dini, unë do të takohem me Kim Jong-un në javët që vijnë ku do të diskutojmë denuklearizimin e gadishullit korean,” u tha presidenti amerikan gazetarëve.

Më herët Koreja Veriore ka thënë se do të heq dorë nga armët bërthamore nëse SHBA tërheq trupat amerikane nga Koreja Jugore.

Trump e konfirmoi se këtë javë, ish-shefi i CIA-s, Mike Pompeo ka udhëtuar në Korenë Veriore për t’u takuar me Kim Jong-un, për t’i hapur rrugën takimit mes Kim dhe Trump mujave që vijnë./Periskopi/