Shkupi dhe Athina sot në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes dy qyteteve. Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis, tha se jetojmë në shekullin XXI dhe se nevojat e dy popujve janë të ngjashme, andaj duhet thelluar sa më shumë bashkëpunimi. Kaminis, tha se në takim nuk është biseduar për çështjen e emrit, por se si të thellohet edhe më tej bashkëpunimi në nivel qytetesh.

Jorgos Kaminis, kryetar i Athinës

“Mënyra më e mirë që kjo të bëhet është që të jemi konkret në atë se çfarë e bëjmë, në fushat në të cilat kemi bashkëpunim. Kjo është shumë me rëndësi të theksohet në aspekt politik. T’u tregohet njerëzve se kur filloni të bashkëpunoni me ndokë në mënyrë më të hapur, mund më mirë ta kuptoni dhe ai mund më mirë të ju kuptoj. Dhe kjo është ajo që dëshirojmë ta bëjmë. Pjesa tjetër është punë e Qeverisë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, deklaroi se të dyja qytetet ballafaqohen me sfidat e njëjta, dhe thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave do të mundësojë gjetjen e zgjidhjeve për bashkëqytetarët e tyre.

Petre Shilegov, kryetar i Shkupit

“Kjo është ditë historike për qytetet tonë. Po e hapim rrugën për tu afruar edhe më shumë. Kemi qëllim që në interes të bashkëqytetarëve tanë së bashku të marrim pjesë në avancimin e të ardhmes së qyteteve tonë brenda familjes evropiane. Kemi vullnet dhe kapacitet të plotë të përforcojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku mundemi më tepër dhe së bashku do të arrijmë më shpejtë deri tek krijimi i një jete më të mirë për qytetarët e Shkupit dhe Athinës”

I pyetur në lidhje me përmendoret në Shkup, perfekti i Athinës, Kaminis, tha se është koha që përmendoret t’ia lëmë historisë dhe muzeve dhe të flitet për të ardhmen./shenja/