Një pilote femër është duke u konsideruar si një hero pasi ka bërë një ulje emergjente në një autostradë kanadeze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, falë shkathtësive të saj, të gjashtë pasagjerët në bordin e Piper PA-31 Navajo mbijetuan pa u lënduar pas uljes emergjente në një rrugë me tre korsi në Calgary, Alberta, pas një humbjeje të fuqisë.

Kanë qenë pamjet e marra nga një kamerë e sigurisë në një shitore të makinave, aty afër, ato që tregojnë se si aeroplani po lëshohej në rrugë, në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës – derisa veturat po ecnin shumë pranë tij.

Aeroplani thuhet gjithashtu se u ul vetëm pak metra larg rrugës së një treni të pasagjerëve, si dhe aty ku shumë afër gjendej edhe një lagje e populluar.

Siç shkruajnë tutje mediat, pak para se të arrinte në aeroport, pilotja ka njoftuar kullën e kontrollit duke kërkuar një ulje emergjente, pasi që kishte kuptuar se kishte probleme me pompën e karburantit.