Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët mbrëmë me makinë kanë rënë në lumin Lepenc, në magjistralen Kaçanik – Hani I Elezit. Nga Policia e Kosovës dyshojnë se trupat e policëve mund të jenë bartur në Maqedoni nga valët e ujit, prandaj Policia e Maqedonisë ka njoftuar se janë në gatishmëri për t’ju dal në ndiohmë autoriteteve kosoavre për gjetjen e trupave të dy policë.

Nga orët e mbrëmjes ne kemi qeni personalisht, bashkë me policinë, me qytetarët, FSK-në dhe vet personalisht kam hy në ujë me kërku trupat e dy policëve, megjithatë nuk është arritur asgjë. Kemi bë një ftesë publike edhe për qytetarë e Hanit të Elezit edhe banprëve shqiptarë të Maqedonisë që të kërkohet në të dy anët e kufirit. Nga mëngjesi ve kemi qytetarë, kemi rini që janë duke kërku nëpër lumë dhe brigjeve të lumit edhe në Kosovë edhe në Maqedoni – deklaroi Refki Suma, kryetar I Hani I Elezit.

Kemi marrë të gjitha ato masat që kemi mundësi për ti marrë. Ka filluar menjëherëaksioni I kërkimit të trupave të cilët për momentin ende nuk dihen, dhe kanë ndërprerë nga ora 3 e 30 minuta për të vazhduar sot në mëngjes dhe po shpresojmë do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupave të zyrtarëve policorë në Komunën e Kaçanikut – deklaroi Besim Ilazi, kryetar I Kaçanikut.

Zhytësit e FKS-së mbrëmë u vunë në kërkim të dy policëve të Kosovës që ranë me veturë në lumin Lepencë. Në kërkim të Malsor Dashit e Armend Trenës, njëri 23 e tjetri 26 vjeçar përvec FSK-së, n kërkim ishin edhe kolegët e tyre dhe zjarrëfikësit. Këtij operacioni iu bashkuan edhe numër i konsiderueshëm i vullnetarëve.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, ngajrja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 minuta tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë. Vetura zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy policët në fjalë, për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc./am/