Është lokalizuar zjarri që shpërtheu në katin e katërt të objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, ekipet e zjarrfikësve me 10 automjete dhe 25 zjarrfikës janë ende në terren.

Zjarri shpërtheu në orën 16.45 në pjesën e arkivave të ministrisë. Zyrat në të cilat kishte dokumente kontabël, si dhe dokumente për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe ligjore falas u dogjën.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, tha se në orën 16:30, pas aktivizimit të alarmit i gjithë personeli në ndërtesë u evokua. /SHENJA/