Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski duke theksuar se kohën e fundit vendi ka realizuar shumë reforma demokratike pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, tha se integrimi në NATO dhe BE do të ishte produkt i brendshëm dhe jo dhuratë. Shefi i Zyrës së NATOs në Shkup, Gozard Bartol ndërkaq tha se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATOs sapo ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë.

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor pos dimensionit moral është nevojë praktike e komunave dhe kontinentit në tërësi, në aspekt të rrumbullakimit të projektit për stabilizim të plotë. Është e qartë se është relativisht lehtë të funksionojë Evropë ekonomike, por Evropa politike do të funksionojë shumë më mirë nëse skajet e Evropës gjeografike i paqëson dhe jo pasivizon, nëse janë demokratike dhe brenda në sistem – tha Stevo Pendarovski, Koordinator nacional për NATO.

NATO do ta ftojë vendin tuaj t’i bashkëngjitet Aleancës sapo të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit, në korniza të negociatave nën ndërmjetësimin e OKB-së. Duam të ju shpallim si vendi i 30-të anëtar i Aleancës – theksoi Gorazd Bartol, Shef i Zyrës së NATOs në Shkup.

Ambasadorët e dy anëtareve kyçe të BE-së, Gjermanisë dhe Francës theksuan nevojën për realizimin në tërësi të reformave të nevojshme.

E gjithë shoqëria duhet të angazhohet në procesin e reformave. Implementimi i reformave duhet të kompozohet në bazë të ekspertizave dhe interesave legjitime dhe jo në bazë të përkatësive politike. Është gjithashtu kyçe që procesi i reformave të jetë gjithëpërfshirës, opozita duhet patjetër të përfshihet si pjesë e demokracisë funksionale – tha Tomas Norbert Gerberih, Ambasador i Gjermanisë.

Me të vërtetë presim shumë nga ju, sepse ju ka mbetur akoma shumë punë, si për shembull sa i përket kulturës për kompromis dhe pajtim që duhet të zbatohet mes forcave të ndryshme politike dhe mes bashkësive të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të ekzistojë aspekt integrues për integrimin evropian. Duhet të dalim nga alternativa se ose duhet të ndodh integrimi ose të ndodhin luftëra në vendet e ish Jugosllavisë. Ky konstatim nuk i shërben askujt. Duhet të gjendet rruga e mesme dhe ajo është rruga e optimizmit dhe durimit dhe ne jemi këtu të ju ndihmojmë – deklaroi Kristijan TImonie, Ambasador i Francës.

Qeveria tashmë ka qartësuar se muajt në vijim janë vendimtarë për të ardhmen e vendit. Me ç’rast pret nga Këshilli Evropian që në Samitin e qershorit t’i jep datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa në korrik në Samitin e Aleancës në Bruksel të marr ftesë për integrim në NATO./am/