Avionët spiunë të marinës amerikane janë parë në afërsi të bazës ruse në Siri në Mesëdheun Lindor, në bregun e Sirisë

Aty janë të vendosura baza ajrore ruse Hmejmim dhe baza detare Tartus, shkruan portali britanik “Ekspress”, transmeton Teova News.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se shtatë aeroplanë ushtarakë amerikanë kanë kryer misione zbulimi.
Mediet shtojnë se presidenti sirian Bashar el-Asad ka ikur në bazën Hmejmim.

Sipas pamjeve filmike të siguruara nga “Bagdad Post”, Asadi ndodhet në atë bazë ajrore, në hapësirë pa dritare.

Burime të paidentifikuara kanë konfirmuar për britaniken “Ekspress” se presidenti është parë se si është larguar nga rezidenca në Damask i shoqëruar nga njësitë ushtarake ruse.

Sipas analistëve, shton portali britanik, politikën siriane momentalisht e drejtojnë rusët dhe iranianët, sepse Asad nuk mund të komunikojë me askënd nga frika se mos zbulohet vendi se ku ndodhet./TetovaNews