Takimi i ri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kancelarin gjermane, Angela Merkel, i paralajmëruar për të premten, më 13 prill, në qarqet analitike të Beogradit interpretohet si presion i Berlinit mbi Beogradin për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinë një orë e më parë.

“Berlini do të vazhdojë trysninë mbi Beogradin në lidhje me çështjen e e Kosovës dhe ka mundësi që Merkel t’ia rikujtojë Vuçiqit disa premtime të papërmbushura. Nga ana tjetër fitohet përshtypja se Vuçiq nuk është i gatshëm të bëjë lëshime të reja”, thirret “danas” në bashkëbiseduesit e tij.

Franc-Lotar Altam, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, citohet t’i ketë thënë “Danasit” se “nuk pret që zonja Merkel t’i thotë ndonjë gjë të re Vuçiqit, por prapë do t’ia përsëritë se Gjermania nuk do të mbështesë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse në fund të negociatave midis Beogradit e Prishtinës nuk arrihet marrëveshje e qëndrueshme për statusin formal të Kosovës”.

“Kjo do të thotë se Merkel do ta inkurajojë Vuçiqin që t’i seriozisht t’i vazhdojë negociatat e Brukselit dhe se do t’i porosisë përfaqësuesit e pushtetit në Beograd që të mos sillen në mënyrën që do të rrezikonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës. Ajo me siguri do ta përmendë samitin për Ballkanin që mbahet në Sofje në të cilin Prishtina duhet të pranohet pjesëmarrëse me kapacitet të plotë”, mendon Altman.

Sipas Dushan Janjiqit, kryetar i Forumit për marrëdhënie etnike, takimi do të jetë shumë i dobishëm, para së gjithash për Vuçiqn por edhe për Serbinë:

“Ky është moment kritik pasi situata ndryshon relativisht shumë nga korriku i vjetëm kur Vuçiq nisi iniciativën për dialogun e brendshëm për Kosovën. Beogradi është larguar nga koncepti i normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën të cilin disa e quajnë edhe model i dy Gjermanive për të cilin insiston Berlini.

Deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë, përfshirë edhe ato të dhesit të diplomacisë Daçiq dhe të kryetarit Vuçiq dëshmojnë se ka mospërputhje të madhe në raport me politikën e Berlinit. Tema tjetër do të jetë edhe siguria pasi për herë të parë pas dy deceniesh është përmendur mundësia e luftës në Kosovë që për Gjermaninë është e papranueshme”./pe/