Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Klimkin do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministri Bujar Osmani./am/