Ministria e Drejtësisë para pak çastesh është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës. Nuk raportohet për të lënduar sepse punonjësit janë evakuuar me kohë, raportohen vetëm dëme materiale. Zjarrfikës të shumtë gjenden tashmë në vendngjarje dhe po bëjnë të pamundurën për të vënë nën kontroll flakët. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit./am/