Protesta përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë është shoqëruar me momente tensioni. Një në moment me qytetarët janë bashkuar dhe deputet e Partisë Demokratike dhe kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme të policisë. Në këtë moment ata janë konfrontuar dhe fizikisht me policinë, por pas negociatave deputetët e opozitës janë lejuar që hyjnë brenda.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook ka publikuar videon ku deputetët e Partisë Demokratike kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme të policisë.

“Deputetët e opozitës në mbrojtje të qytetarëve të rrëmbyer dhunshëm me urdhër politik të Ramës.”, shkruan Basha në profilin e tij në facebook.

Artikulli paraprakKali vrapon i shqetësuar në rrugën kryesore të Shkupit (VIDEO)
Artikulli tjetërRrëfimi ndryshe i Shefqet Krasniqit, tregon për çka i ka rënë pishman në jetë! (VIDEO)