Rreth nëntë muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në një klub nate në qytetin Constance në jug të Gjermanisë , gjurmët e armës së vrasjes gjenden në Zvicër.

Hetimet kanë zbuluar se 34-vjeçari Rozaba S. e kishte blerë pushkën amerikane me të cilën kreu sulmin në fillim të 2017 në Kreuzlingen TG nga një 30-vjeçar, tha zyra e prokurorit në Costance të mërkurën.

Shitja ishte ndërmjetësuar nga një i njohur i 3-vjeçarit që jetonte në Kreuzlingen.

Në fund të korrikut 2017, Rozaba S. hapi zjarr në disko rreth 04:30 të mëngjesit duke vrarë një person dhe plagosur disa të tjerë. Vetë sulmuesi vdiq pas një shkëmbimi zjarri me policinë në spital.

Vetë shitësi kishte treguar se e kishte blerë pushkën e sulmit në fund të vitit 2016 në TG, afër Weinfelden, nga një 39-vjeçar, i cili e kishte fituar disa vjet më parë nga një i huaj, tha prokuroria.

Zyra e prokurorit publik Kreuzlingen tani drejton një çështje penale kundër tre të dyshuarve për rrezikimin e sigurisë publike me armë dhe kundërvajtje ndaj ligjit të armëve.

Hollësi të mëtejshme nuk përmendën autoritetet. Hetimi vazhdon ende.