Eshte panairi i 1-re i Librit Shqip që organizohet ne qytetin e bujarise e mikpritjes, Kukesit, i cili ka për qëllim të krijojë traditën e një ngjarjeje kulturore parësore për qytetin e Kukësit dhe jo vetëm, vizitorët e tij, vendas dhe të huaj, duke lidhur ngushtësisht librin me tërësinë e jetës kulturore artistike.

Një prej qëllimeve parësore të këtij panairi është prishja e parcelizimit të tregut të librit brenda botës shqiptare; një çerek shekulli prej rënies së pengesave politiko – kufitare, libri sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në ngulimet e vjetra e të reja shqiptare libri prodhohet jo për gjithë lexuesin shqiptar, por për libraritë e qytetit gjegjës dhe lexuesin vendor. Qarkullimi i librit në gjuhën shqipe është tejet larg atij tregu ideal që njeh letërsia gjermanike, franceze, italiane etj, madje dhe ajo greke me rajonizimin kulturore e gjeografik që i kanë diktuar rrethanat.

Panairi ka qëllim gjithashhtu të nxjerrë librin shqip nga izolimi i tashpërtashëm, të bëjë të mundur që gjuha të mos kthehet në kufi e burg, por të jetë një urë komunikimi që mundëson daljen e librit përtej gjuhës në të cilën është shkruar.
Duke qenë mikpritës i panairit, qyteti i Kukesit do të mirëpresë shkrimtarë, studiues, shtëpi botuese dhe media duke bërë të mundur në këtë mënyrë që libri dhe turizmi t’i shërbejë njëherësh promovimit të vlerave të identitetit shqiptar dhe rritjes së rolit dhënës të librit shqip.

Është panairi i parë i nivelit kombëtar e më gjerë që organizohet në qytetin e Kukesit në diten e tij me te spikatur, siç eshte dita e perkujtimit te Mikpritjes së Madhe të vëllezërve kosovarë, e cila afirmon librin dhe kulturën në rajon, qytetin ku organizohet, jetën kulturore dhe artistike të tij. Në këtë panair do të marrin pjesë botues nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Greqia dhe vende të tjera. Arsyeton seriozitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin, por edhe krenarinë se edhe qyteti i Kukesit ka një panair me një fizionomi krejtësisht të tijën, të veçantë dhe origjinal.

Ruajtja dhe kultivimi i traditës së mirë të pjesëmarrjes së botuesve nga rajoni, sidomos e botuesve të Shqipërisë, si nje dritare e re e reklamimit, njohjes e shperndarjes se librit. Ndikon në sensibilizimin permiresimin e veprimtarive të shtuara për librin, promovime, pasurim bilbiotekash, akademi e insitutucione të shumta pjesëmarrëse e që ndërlidhen me librin.

Panairi mbledh 60 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora. Fillimisht botues libri, por edhe institucione të tjera që botojnë librin artistik e shkencor: akademi, institute, biblioteka, shoqata, klube letrare deri tek përfaqësitë diplomatike të akredituara në vend dhe libri i huaj. Synohet te kthehet ndër ngjarjet më të mëdha kulturore të sezonit turistik e jo vetem, duke sjellë edhe shkrimtarë të shquar, personalitete nga jeta politike dhe kulturore.

Në ditët e panairit do të ketë paraqitje të veçanta për secilën nga këto figura. Po ashtu, do të ketë edhe mysafirë të ftuar, shkrimtarë të afirmuar nga Shqipëria dhe Kosova.