Policia gjermane ka parandaluar një atentat terrorist në mes të maratonës së sotme në Berlin.

Në një njoftim në “Twitter”, policia gjermane bëri të ditur se kishte ndaluar 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm.

Sipas policisë sulmi do të kryhej me dy thika në posedim të atentatorit të dyshuar.

Një nga të arrestuarit vëzhgohej prej një kohe të gjatë, shkruan Bild.

“Do të bëjmë verifikime të tjera, por kishte pak kohë në dispozicion”, tha një autoritet i policisë për Die Welt.

Sipas gazetës Die Welt, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autorin e masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin, i cili shtypi me kamion qindra qytetarë, duke shkaktuar shumë viktima. (TemA)