Ohri mbeti pa plazhe pas stuhisë së fortë dhe ciklonit Aleksej. Pjesa më e madhe e tyre tani janë nën ujë. Pronarët kanë frikë se nuk do arrijnë ti rregullojnë deri në fillim të sezonit turistik.

Stuhia dhe niveli i ujit të liqenit shkaktuan të paktën 7 metra ujë të depërtojnë në breg dhe për këtë arsye plazhet me rërë janë shkatërruar ku ishin çadrat dhe pajisjet urbane. Dëmet janë të mëdha – thotë Ilija Xheparoski,  pronar i  një kompleksi. 

Baza e objekteve është e dëmtuar. Pllakat begaton kanë dalë nga vendi. Platformat duhet të kontrollohen nëse janë të sigurta për turistët – tha Violeta Janeska, një tjetër koncesionare.

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në pjesën e rrugës Ohër – Shën Naum afër Peshtanit. Komisioni komunal po vlerëson dëmet në teren. Ndërkohë niveli i liqenit të Ohrit vazhdon të rritet dhe sot është 694.3 metra mbi nivelin e detit do të thotë 28 centimetra mbi lartësinë maksimale. Edhe në Strugë, hotelierët i kalkulojnë dëmet. Disa nga platformat janë nën ujë dhe pajisjet e instaluara në plazhet gjithashtu janë të shkatërruara. Për shkak të nivelit të lartë të liqenit, por edhe të Drinit të Zi, edhe sistemi i kanalizimit është para kolapsit.

Miki Trajkovski