Partia Demokratike ka marrë vendimin ditën e sotme për të mbështetur protestat ditën e martë dhe të mos shkojë në komisionet parlamentare.

Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar është marrë vendimi që PD t’u bashkohet bizneseve në Tiranë që do të mbyllin qepenat në Rrugën e Kavajës, në rrugën e Durrësit, tek tregu i madh tek Medreseja dhe tek tregu Elektrik. Kreu demokrat, Lulzim Basha do t’i bashkohet protestës së bizneseve tek Medreseja.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, mësohet se Basha ka folur për protestë më kapilare në vend dhe mesazhe të vazhdueshme për lirimin e 11 protestuesve të Kukësit./TCH/