Zëdhënësja e Pentagonit, Dana W White, ka folur pas sulmit së bashku me gjeneralin Gen Kenneth McKenzie, drejtorin e Shtabit të Përbashkët (DJS), dhe një këshilltar të lartë ushtarak.

White tha se sulmet nuk kishin për qëllim rrëzimin e regjimit të Assadit.

Kurse, McKenzie tha para gazetarëve se sulmet do të pengojnë përdorimin e armëve kimike në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.