Ndryshe nga PD, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte sot në Komisionin e Ligjeve për të shqyrtuar raportin vjetor të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017.

Por prania e saj nuk ka sjellë ndonjë akordim me deputetë të PS-së.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço është përfshire në debate me deputetin e PS-së, Alket Hyseni.

Debati ka nisur pas pyetjeve që Naço po i drejtonte në Komision drejtoreshës së DAP lidhur me procedurat e punësimit në administratë.

“Këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje”, reagoi Hyseni. Më pas debati ka vijuar, due kaluar edhe në etiketime personale.

“…Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet…”, reagoi Hyseni.

“Çke mo. Kujdes kur flet me mua…”, iu përgjigj Naco.

“Po mos fol pra si katunar…”, replikoi sërish Hyseni.

“E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin…”, iu përgjigj Naco që sa duket i referohej akuzave të fundit për pronat në jug që i janë adresuar Alket Hysenit./mapo/