Forcat policore ende janë në vendngjarje ku ndodhi per;eshja e përgjakshme në Tetovë, ku humbi jetën një person ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Vazhdojnë masat e rrepta të sigurisë nga ana e ekipeve policore, ku çdo veturë që del nga Tetova për në Shkup fillimisht i nënshtrohet kontrollit të policisë, njofton SHENJA.

Kujtojmë se deri në këto momente është raportuar për dy persona të arrestuar, njëri nga Kumanova e tjetëri nga Shqipëria. /SHENJA/