Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush ka qëndruar pranë arkivolit të bashkëshortes së tij, Barbara Bush, duke pritur mijëra njerëz për ngushëllime.

Barbara dhe George ishin të martuar për 73 vjet. Ajo vdiq të martën në moshën 92-vjeçare, me bashkëshortin përkrah saj.

Ish-presidenti nuk pritej që të merrte pjesë për ngushëllime, por në momentin e fundit ndërroi mendje.

“Ai tha: ‘Dua të shkoj’”, ishte spontane, ka thënë një ndihmëse e Georget për NBC News.

“Ishte i prekur nga njerëzit që gjenin kohë për të shprehur ngushëllime”, ka thënë zëdhënësi i familjes, Jim McGrath.