Në Kuvendin e Maqedonisë pas debatit disaorësh vetëm 40 deputetë votuan për rrëzimin e Qeverisë së koalicionit midis LSDM  dhe BDI. Në anën tjetër kundër propozimit të iniciuar nga VMRO-DPMNE votuan 62 deputetë, duke i dhënë përkrahje Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, informon INA. Gjatë votimit dy deputetë votuan të përmbajtur, mes tyre njëri nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para mbylljes së votimit tha se qeveria e tij ka bërë një kthesë të madhe në vend dhe se do të angazhohet për përmbushjen e planit të saj “Jetë në Maqedoni” për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të realizuar reformat dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. (INA)