Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani.

Kryeministri Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga Gjermania.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon një fotografi nga pritja zyrtare në Gjermani.

Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Europian.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Europian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave.