Sot në rajonin e Kovaçicës në Vojvodinë është rrëzuar avioni luftarak i Serbisë “Super galeb G-4”.

Në këtë aksident ajror ka vdekur një pilot ndërsa një tjetër është lënduar, transmeton Koha.net.

Mediet serbe përkujtojnë se ky është rasti i tretë i rrëzimit të avionit të tipit të tillë të luftës në Serbi.