Ballina Bota SHBA, ekzekutohet i dënuari më i vjetër i historisë moderne

SHBA, ekzekutohet i dënuari më i vjetër i historisë moderne

Shteti i Alabamës ka ekzekutuar një 83-vjeçar të dënuar për vrasje me letër-bombë. Ai është i burgosuri më i vjetër që është dënuar me vdekje në kohën moderne. Autoritetet kanë thënë se Walter Leroy Moody Junior është ekzektuar me injeksion vdekjeprurës mbrëmjen e 19 prillit, në Atmore të Alabamës. Zyrtarët e burgut kanë thënë se ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë të fundit.

Ky rast përbën ekzekutimin e 8 këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Qendra Informuese për Dënimet me Vdekje ka thënë se burri i vrarë ëshë kthyer në të burgosurin më të vjetër që është përballur me këtë ndëshkim që prej kthimit të ekzekutimeve në këtë shtet në vitet ‘70.Moody është dënuar për vrasjen e gjyqtarit Robert S. Vance në Birmingem të Alabamës, në vitin 1989. Vance ka vdekur sapo ka hapur letrën në shtëpinë e tij.

Ai po ashtu është dënuar për një bombë që ka lënë të vdekur Robert E. Robinson, i cili ka qenë përkrahës i të drejtave të personave me ngjyrë nga Savana./sn/