Punësimi në Maqedoni në nivel vjetor është rritur për 2.7%, por prapë kjo është një ndër rritjet më të ulëta në rajon. Ky është rezultati i raportit të Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Analiza e titulluar “Trendet në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor 2018”, ka treguar se lideri në rajonin tonë, sipas punësimeve të realizuara, është Kosova me rritje prej 9.2%. Në Serbi punësimi ka rritur për 4.3%, kurse në Mal të Zi dhe Shqipëri, ajo lëvizet rreth 3.5%. Në pjesën më të ulët të shkallës renditen Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në nivelin e Ballkanit Perëndimor, punësimi ka shënuar rritje prej pothuajse 4%.

BALLKANI PERËNDIMOR – RRITJA E PUNËSIMIT 3.9%

Kosova 9,2%
Serbia 4,3%

Mali i Zi 3,5%
Shqipëria 3,4%

Maqedonia 2,7%
BeH 1.9%

Nga këto institucione ndërkombëtare thonë se rajoni ka pasur përparim lidhur me punësimet të bëra vitin e kaluar. Ekspertët vendorë, janë të kënaqur se prioriteti i pushtetit aktual, por edhe të pushteteve të mëparshme është zgjidhja e problemit me punësim. Këshilltari financiar, Pavle Gacov, thotë se punësimet e subvencionuara nuk japin rezultate afatgjate.

“Punësimet e subvencionuara do të duhet të zgjasin edhe një kohë të caktuar. Subvencionim ka edhe në shtesat në pagën minimale, që do të thotë se shteti akoma po përzihet në kompetencat e sektorit privat, sepse sektori privat është i dobët dhe nuk ka kapacitet ta bëjë këtë. Është shumë e rëndësishme që në atë pjesë ku shteti merr përsipër t’i paguajë kontrbutet sociale, përmes projektit “Maqedonia punëson” t’i paguajë obligimet e saja.

Për fat të keq, akoma nuk kemi dëshmi se kjo është paguar në Fondin Pensional dhe në Fondin Shëndetësor dhe se këta njerëz kur do të vijë koha të marrin pension, nuk do ta mallkojnë shtetin, për shkak se nuk u janë paguar kontributet sipas ligjit”, u shpreh Pavle Gacov, Këshilltar Financiar.

Edhe pse ka rritje të punësimit tek gratë në rajon, ajo edhe më tej është larg standardeve evropiane. Në rajon, punësimi i grave është 43%, kurse më i ulët është në Kosovë. Në Maqedoni, sipas të dhënave punësimi i grave është 13%. Në Serbi, të punësuar janë shumica e grave, përkatësisht 52.3%.

“Një nga gjendjet më kritike që mund të shihen nga ky raport është pikërisht fakti se madje 40% e të rinjve janë të papunësuar. Kjo tregon se gati çdo i dyti i ri, rri në shtëpi dhe është i papunësuar. Ekspertët sugjerojnë përfshirje më të madhe të institucioneve arsimore me tregun e punës, me qëllim që të rinjtë sa më shpejtë që është e mundur të gjejnë punë.”

Në disa vitet e fundit shkalla e papunësisë vazhdimisht po shënon ulje. Aktualisht ajo është 22.4%. Në opinion akoma mbetet enigmë nëse këto numra janë falë masave për punësim, studimeve të disperzuara apo ikjes masive të qytetarëve të pakënaqur nga Maqedonia.