Kompanitë në Maqedoni po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë kuadri profesional për shkak të ikjes masive të të rinjve nga Maqedonia. Biznesmenët besojnë se zgjidhja është në bashkëpunimin e përbashkët të sektorit të biznesit dhe institucioneve arsimore, për të prodhuar llojin e personelit që nevojitet në tregun e punës, përcjell FLAKA.

“Duhet të bëhen përpjekje për të rinjtë tanë që tani janë duke u regjistruar në shkollën e mesme ose në arsimin e lartë për të gjetur mundësinë për të punuar në kompanitë tona dhe për të mos lejuar që kuadri i kualifikuar dhe i ri të largohet jashtë Maqedonisë dhe të mos kthehet kurrë këtu”, tha Sasho Samarxhioski, nënkryetar i Dhomës Rajonale të Tregtisë – Prilep.

“Sigurisht që kjo nuk zgjidhet brenda natës, por sa më shpejt të jetë e mundur, është më mirë. Nevojat e ekonomisë duhet të monitorohen, edukimi duhet të riorientohet shpejt dhe kuadrit të nevojshëm për ekonominë”, tha Goran Poposki, drejtor ekzekutiv i Odës Rajonale të Tregtisë – Prilep.

Për fat të keq, një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve nuk e shohin veten në Maqedoni. Arsyet kryesore për këtë janë kushtet e dobëta arsimore dhe pagat e ulëta. Vetëm bursat nga disa firma do t’i mbanin këtu.

“Unë e dua vendin tim, dua të rri këtu, por për fat të keq kushtet në Maqedoni kërkojnë që studentët të largohen, kuadri cilësorë largohet, por ende me bursa nga disa kompani mendoj se ata mund t’i përmirësojnë këto kushte dhe t’i mbajnë të rinjtë këtu”, tha Isidora Ovezoska, nxënëse në shkollën e mesme” Mirçe Acev”, Prilep.

Nëse këto reforma nuk ndërmerren urgjentisht, mungesa e punonjësve do të jetë gjithnjë e më e dukshme në kompanitë në Maqedoni. FLAKA