20-vjeçarja Jasmine që shiti virgjërinë e saj për 1.2 milionë Euro, thotë se ka rënë në dashuri me blerësin. Studentja nga Parisi, e cila shiti virgjërinë për të udhëtuar në botë dhe për të hapur biznesin e saj, shprehet se nuk pendohet aspak për veprimin që ka bërë. Pavarësisht se vjen nga një familje fetare, virgjëria e saj u ble nga një bankier i suksesshëm i Wall Street në New York. Vajza tani tregon se burri me të cilin kreu marrëdhënie seksuale për para, është një person i dashur dhe do të fillojnë të takohen bashkë.

“Jam e lumtur që e kam shitur virgjërinë time dhe e kam takuar klientin. Isha pak nervoze, por në fund më pëlqeu vërtetë. Ai është njeri vërtetë i mirë dhe më trajtoi mirë. Nuk dua të tregoj detaje, por mund të them se do të takohemi përsëri me njëri-tjetrin. Është shumë shpejt që të flasim për dashurinë. Ne e pëlqejmë njëri-tjetrin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam e lumtur për njeriun që bleu virgjërinë time, jam me fat. Ai është i zgjuar, i suksesshëm dhe më pëlqejnë burrat e mëdhenj në moshë. Mbase do të udhëtojmë nëpër botë bashkë”, ka treguar 20-vjeçarja.

Megjithëse u rrit në një familje fetare dhe planet e saj ishin që virgjërinë ta humbiste pas martesës, shpenzimet e detyruan që të vepronte ndryshe. Këto shpenzime përfshijnë shtëpi të re dhe makinë, thotë Jasmine. Pavarësisht të gjithave, ajo nuk është penduar për veprimin e saj. /tvklan.al