Pasi Federika Mogherini i ka dorëzuar raport-progresin e printuar që përmban rekomandimin për hapjen e negociatave, Edi Rama ftoi Lulzim Bashën të mos flasë keq për Shqipërinë në vizitat jashtë vendit, shkruan lapsi.al

“Do t’i lutem përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj që për interesa të veta do ta përdorë këtë. Të mos ushqejë zyra deputetësh sa andej këtej me gënjeshtra, të mos eksportojnë mllefin e brendshëm politik.

E ftoj Bashën dhe opozitën të bëhemi bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim jashtë për këtë vend.

Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar PS. Ka fituar e gjithë Shqipëria, se e dinë të gjithë që shqiptarët të majtë e të djathtë nuk kanë mes tyre asnjë ndasi kur vjen puna për këtë endërr.

Shqipëria ka boll në Europë nga ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota”, u shpreh Rama.