Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se politika e Serbisë ndaj Kroacisë në të ardhmen do të jetë e bazuar në parimin e reciprocitetit.

Ai theksoi se Beogradi do të përgjigjet me të njëjtën masë, nëse Zagrebi zyrtar vendos të tërheqë ambasadorin e vet.

“Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë dhe ne do të vazhdojmë përmes bashkëpunimit ndërfqinjësor, rrugën që kanë hartuar presidentët Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Aleksandar Vuçiç. Por, në qoftë se dikush dëshiron një luftë diplomatike, do të ketë një luftë diplomatike”, tha Daçiç në një intervistë për gazetën serbe Informer.

Në një artikull të titulluar “Në qoftë se kroatët duan luftë, do të ketë luftë!”, Daçiq kujton se kroatët shpallet person non-grata ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe se Beogradi është përgjigjur në mënyrë reciproke.

“Masat reciproke janë një praktikë e zakonshme në diplomaci. Kudo ajo punon. Sigurisht, ne nuk jemi të kënaqur me këtë, por ne jemi të detyruar. Ne vetëm reagojmë, përgjigjemi për lëvizjet e tyre. Nëse vjen deri te hapa të ri armiqësorë të autoriteteve në Zagreb, jemi të gatshëm të reagojmë”, ka thënë Daçiç./sn/