Disa të burgosur në një burg në veri të qytetit brazilian të Belemit vdiqën gjatë tentativës për arratisje, shkruan BBC.

Ata u ndihmuan nga një grup i armatosur që i priste jashtë burgut dhe hodhën në erë një nga muret e tij.

Një gardian vdiq, njësoj si 19 të burgosurit dhe ata që po i ndihmonin nga jashtë.

Shërbimet e sigurisë thanë se “shkëmbimet e zjarrit jashtë burgut Santa Izabel ishin njësoj si në një luftë të vërtetë”

Katër gardianë të tjerë u plagosën, përfshirë njërin që është në gjendje të rëndë.

Shërbimi i sigurisë tha se gardianët u sulmuan nga brenda dhe jashtë burgut.

Autoritetet po përpiqen të verifikojnë nëse ndonjë nga të burgosurit ka arritur të arratiset.

Vitin e shkuar 56 persona u vranë gjatë një kryengritje në burgun e Manausit në Brazil, në rajonin e Amazonës./sn/