Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur lehtë pasi një tërmet me magnitude 5.3 i shkallës riter ka goditur Iranin perëndimor.

Një zëdhënës i shërbimeve mjekësore emergjente të vendit tha se 38 persona kanë marrë mjekim për plagë, kryesisht të lehta.

Rajoni u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.3 në nëntor 2017, i cili vrau mbi 400 vetë dhe plagosi më shumë se një mijë./sn/