Në njëzet ditët e fundit, atmosfera në bisedimet për emrin aspak nuk ngjason me buzëqeshjet dhe optimizmin që fillimisht e përçonin para dhe pas takimit në janar në Daovs, dy kryeministrat, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Kjo është përshtypja e gazetës greke “To Vima”, e cila i kushton një tekst situatës për çështjen e emrit.

Në analizën “Koha po skadon, zgjidhja po largohet”, gazeta shkruan se po ngushtohet hapësira për marrëveshja, sepse edhe më tej nuk është tejkaluar dallimi për erga omnes dhe ndryshimin e Kushtetutës.

Këto, sipas gazetës “To Vima”, janë edhe pengesat kryesore në takimin që u zhvillua javën e kaluar në Vjenë, takim që është zhvilluar “në drejtim të kundërt nga optimizmi i shprehur publikisht nga komisari Hahn”.

‘To Vima’

Koha po skadon. Kështu që, po duket se të dyja palët kanë filluar të mendojnë, jo vetëm për skenarët e mira, por edhe mënyrën e menaxhimit të lojës me hedhjen e fajit, në rast të mossuksesit në bisedimet.

Diplomatë të huaj, poashtu po shfaqen pesimist. Siç thonë, nëse afati i verës skadon, nga vjeshta të dy vendet futen në atmosferë parazgjedhore”

Gazeta poashtu shkruan se takimi i mundshëm që do të mbahet në Samitin e Sofjes më 17 maj, mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, do të jetë afati i fundit ku kryeministri grek do të vlerësojë nëse do të ketë hapësirë të marrë përsipër çmimin politik për zgjidhjen eventuale të çëshjes së emrit.

Sipas gazetës, pikërisht në Sofje, do të sillen vendimet përfundimtare, qofshin ato pozitive ose negative. /shenja/