Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka përmendur tre apo katër data të mundshme të cilat konsideron se janë të mjaftueshme për takimin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Udhëheqësi amerikan theksoi më parë se në agjendën e tij përfshihet fundi i majit apo fillimi i qershorit si periudha të mundshme për samitin historik të takimit mes tyre, njofton Klan Kosova.

Ditë më parë Trump konfirmoi se shefi i CIA-s Mike Pompeo, u takua me Kim Jong Un në mënyrë sekrete.