Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se pret të takojë Kim Jong-un në “javët e ardhshme” dhe shpreson që diskutimi historik ballë për ballë për denuclearization të gadishullit Korean do të jetë një “sukses mbarëbotëror”, raporton RT.
“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “çdo gjë të mundshme” për të siguruar që takimi i ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut është i frytshëm”, tha presidenti në një konferencë të përbashkët të shtypit me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Florida të mërkurën.

Trump shtoi se, një ditë, ai shpreson të shohë të dy Korete te jetojnë në “siguri, prosperitet dhe paqe”.

“Siç e dini unë do të takoj Kim Jong-un në javët e ardhshme për të diskutuar programin berthamor. Shpresojmë se takimi do të jetë një sukses i madh qe ne e presim. Do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për Korenë e Veriut dhe një gjë e jashtëzakonshme për botën. Pra, ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta bërë atë një sukses mbarëbotëror “.

“Fushata jonë e presionit maksimal do të vazhdojë derisa Koreja e Veriut të heqe armatimin nuklear”- theksoi Trump, duke shtuar se ‘nëse bisedimet e planifikuara me liderin koreano-verior Kim Jong-un nuk do të jenë frytdhënëse, do të largohet nga takimi”.