Turqia i ka mbështetur sulmet e përbashkëta të SHBA, Britanisë dhe Francës mbi Sirinë pas sulmit me armë kimike në qytetin sirian të Douma javën e kaluar.

“Ne e mirëpresim këtë operacion pas sulmit në Douma, që dyshohet se është kryer nga regjimi i Bashar al-Assad”, thuhet në reagimin e minsitrisë së Jashtme të Turqisë, transmeton Klan Kosova.

“Turqia beson se është me rëndësi të madhe që krimet e tilla të mos mbeten të pandëshkuara”./kk/