Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë sot Kosovën.

Në Prishtinë, zyrtari i lartë evropian do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Pas takimit Thaçi dhe Tusk do të mbajnë një konferencë për media.

Në Prishtinë Tusk vjen pas vizitës në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë.