Për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi rezeksioni i kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.

Operacioni u drejtua nga doktori i njohur Arben Beqiri i cili e realizoi me sukses duke prezantuar për herë të parë në QSUT dhe në mbare sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale të avancuar në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

“Data e Nderhyrjes Kirurgjikale: 13 Prill 2018 Koha: 10.35 deri 13.50 kohezgjatja 3 ore dhe 15 min,” shkruan profesor Arben Beqiri në operacionin e transmetuar në YouTube.

Ndërkohë në operacion asistoi edhe ekipi i mjekëve i përbërë nga: Devid Belalla, Mikena Sotiri dhe Arben Kërciku, që u kryesuan nga Beqiri.

Ky operacion është vlerësuar nga një sërë figurash të rëndësishme ku edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili shkroi se ishte “krenar per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre”.(TemA)