VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend mocionin për votëbesimin e Qeverisë. Nga VMRO-DPMNE e konfirmojnë këtë duke deklaruar se, nuk janë ftuar mediat, për shkak të festave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi që javën e kaluar se Interpelancën për votëbesimin e qeverisë do ta dorëzojnë me qëllim që javën që vjen të bahet seanca dhe të shkarkohet, siç tha ai, Qeveria e papërgjegjshme.

Pas dorëzimit të iniciativës për interpelancë, sipas rregullores së Kuvendit ajo do të duhet të mbahet ditën e mërkurë./shn/