Nuk presim asgjë nga kjo Qeveri. Kështu thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëron organizimin e protestave në muajin Maj. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se deri atëherë partia e tij do të përfundojë procesin e riorganizimit të brendshëm.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE
“Në protestën e madhe popullore presim që të kemi mbështetje masovike nga qytetarët, qytetarët të qëndrojnë përkrah VMRO-DPMNE-së dhe me politikat që do t’i ofrojë VMRO-DPMNE. Mund të paralajmëroj se protesta do të organizohet para Qeverisë, e që do të jetë rezultat i pakënaqësive tona për të gjitha këto politikat që i zbaton kjo shumicë qeverisëse që nga momenti kur janë në pushtet”

Mickoski flet edhe për mundësinë e kthimit të partisë së tij në Kuvend, ku thotë se në qoftë se sillet vendim i tillë, menjëherë do të dorëzojnë interpelancë për punën e Qeverisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE
“Nëse kthehemi në Kuvend, VMRO-DPMNE do të bëjë kthim të madh. Veprimi i parë që do të ndërmerret është dorëzimi i interpelancës për punën e Qeverisë, ku deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i diskutojnë të gjitha keqpërdorimet dhe gabimet që kjo shumicë qeveritare i ka bërë gjatë dhjetë mujave të kaluar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për atdheun tonë”

I pyetur për çështjen e emrit, lideri i VMRO-DPMNE-së thotë se zgjidhja duhet të kërkohet me referendum, duke shtuar se qëndrimi i partisë së tij është shumë i qartë, se nuk mund të pranojë ndryshim të emrit kushtetutës. /shenja/