Policia tashmë ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri që ndodhi sonte pas orës dhe në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë. Njëri nga dy personat e arrestuar është nga Kumanova (B.R.) ndërsa tjetri nga tjetri (L.B.) nga Shqipëria. Këtë informacion e konfirmoi për TV SHENJA edhe Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

Aktualisht, forca të mëdha policore po mbajnë në rrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/