Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se beson se brenda “gjashtë muajsh apo një viti”, mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo çështje, ne jemi të gatshëm të marrin në konsideratë çdo propozim i cili do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për The Guardian.

Kosova dhe Serbia, që prej vitit 2011 janë duke mbajtur në Bruksel bisedime të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është thënë se të dyja shtetet duhet të arrijnë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për këtë qëllim./rel/

Artikulli paraprak20 thënie të mençura të të gjitha kohërave
Artikulli tjetërKurti i replikon Haradinajt: Nuk parandalove apokalips, duam kapacitete të reja energjetike