Aplikacioni popullor i mesazheve WhatsApp do të ndalojë aksesin për përdoruesit nën moshën 16 vjeç në Bashkimin Evropian.

Rregulli aktual është mosha 13 vjeç, por kompania po i ndryshon përpara prezantimit të rregullave të reja të privatësisë të të dhënave në BE në Maj.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të Facebook, do t’u kërkojë përdoruesve të konfirmojnë moshën e tyre kur u kërkohet të pajtohen me kushtet e reja të aplikacionit në javët e ardhshme.

Ende nuk ka detaje për mënyrën se si do të zbatohet kufiri i moshës.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR), e cila hyn në fuqi më 25 Maj, do t’u japë njerëzve shumë më tepër kontroll mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre.

Ata gjithashtu do të kenë të drejtën që të dhënat e tyre personale të fshihen.

Rregullorja e re përfshin gjithashtu rregulla specifike për të mbrojtur fëmijët nga mbledhja e të dhënave personale për qëllime marketingu./tvklan.al/